50 euro vendi i tretë, dhe 100 euro vendi i dytë, ishte shpërblimi për çmimin “Ditët e Shqipes”, kushtuar dëshmorëve të betejës së Koshares.
Këto shpërblime, sipas ish-komandantit të brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, po ndahen për t’i nderuar heronjtë e luftës e të bartet te fëmijët respekti ndaj vlerave të luftës.
Berisha kujtoi edhe ditën e 11 prillit ku heroikisht ranë Agim Ramadani e shumë bashkëluftëtarë tjerë.
“T’i nxisim fëmijët tanë që ta kujtojmë historinë e kombit, një proverb thotë ‘kush e harron historinë e vet është e gjykuar ta përsërit atë’”, deklaroi Berisha.
Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Agim Ramadanit, tha se lufta për liri nuk po dokumentohet sa duhet.
“Është e dhimbshme që në librat e historisë nuk përshkruhet lufta jonë e lavdishme, e shohim shumë qartë që pala armike bën çdo ditë filma e dokumentare”, deklaroi Ramadani.
Ngjarja, që u mbajt në Biblotekën Kombëtare, mbledhi familjarë të shumtë e bashkëluftëtarë të heroit kombëtar, Agim Ramadani.
Në vendin e dytë, u shpall poezia “Ushtari 114”, ndërsa në të tretin poezia “Jam me fat ku jetoj 99”.
Pjesëmarrës në këtë konkurs ishin 16 poezi dhe për shkak të numrit të lartë, juria vendosi që çmimet të ndahen vetëm për vendin e dytë dhe të tretë./arbresh.info/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...