Deklarohet Prokuroria Themelore për rastin e ministres Hajdari

13:09 | 11 Prill 2022
arbresh.info

Prokuroria Themelore e Prishtinës bënë të ditur se ndaj Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është inicuar procedurë e kundërvajtjes.

Këtë e ka bërë të ditur për portalin arbresh.info zëdhënësja e kësaj prokurorie, Lauret Ulaj, pasi fëmija është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se pas informimit të prokurores kujdestare nga policia, bazuar në raportin mjekësor se, personi i mitur pasi ka pranuar tretman mjekësor është liruar në gjendje të mirë në shtëpi, konform dispozitave ligjore, rasti është iniciuar në procedurë të kundërvajtjes”, ka deklaruar Ulaj./arbresh.info/

Policia nuk përmend prokurorin të jetë marrë me Rozeta Hajdarin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme