Kryetari i Komunës së Prishtinës, të martën, Përparim Rama, pret në një takim një delegacion të nivelit të lartë të BERZH-it, të kryesuar nga presidentja e BERZH-it, Odile Renaud Basso, si dhe shefin e delegacionit të BE-së në Kosovë, Luiggi Brusa, me ç’ rast do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të Kryetarit Rama dhe presidentes së BERZH-it, Basso.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po jep një kredi prej 5 milionë euro për të ndihmuar përmirësimin e efikasitetit të energjisë në ndërtesat publike në Prishtinë. Fondet do të përdoren për të financuar masat e efikasitetit të energjisë në ndërtesat në pronësi komunale, duke përfshirë kopshtet e fëmijëve, shkollat dhe qendrat e kujdesit shëndetësor parësor.
Përveç kësaj, Bashkimi Evropian (BE) po ofron një grant investimi prej 1 milion euro nga Programi Rajonal i Efiçiencës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor.
Investimi është pjesë e angazhimit më të gjerë të Prishtinës në programin e BERZH për Qytetet e Gjelbërta, i cili mbështet qytetet për të investuar në infrastrukturën e gjelbër dhe të qëndrueshme dhe për të adresuar sfidat kryesore mjedisore.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit, Kryetari Rama së bashku me presidenten znj, Basso, do të paraqiten me një konferencë për media ku edhe do të keni mundësi të njoftoheni më shumë rreth marrëveshjes./arbresh.info/
Vdes motra e Adem dhe Hamëz Jasharit
Rama publikon pamjet nga Korridori VIII: Po punohet në disa ...
Vuçiq për FSK-në: Janë të trajnuar mirë, s’ka dyshim – por n...
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Sot mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë
AGK-ja sot publikon raportin vjetor ‘Treguesit e nivelit të ...