Skandale të njëpasnjëshme, shkarkime të diplomatëve e ambasadorëve por asgjë nuk bëri që ministrja e punëve të jashtme Donika Gërvalla të shkarkohej, raporton arbresh.info.
Të pakënaqur me punën e saj janë shprehur shpesh edhe partitë opozitare e madje mbi këtë çështje është kërkuar të mbahet debat parlamentarë për politikën e jashtme.
Disa qytetarë kanë ndarë mendimet e tyre sa i përket Ministres së Punëve të Jashtme, duke e quajtur të dobtë dhe jo fleksibile punën e saj.
“ Kur merret njëri nga rruga pa kurrfarë përvojë në ato pozicione për të cilat ky shtet ka nevojë aq shumë për njohjeje, sa që ne e kemi marr nusen por problemi që hala në komunë kunor nuk na e kanë ba sepse nuk e kemi integru nëpër të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe për mua udhëheqës është ai që siguron njohjeje që siguron përkrahje të fuqive të mëdha, ata që na shpëtuan paraprakisht kështu që nuk e di për mua është e dobët drejt me të thanë”, tha qytetari Sabri Rexha.
Një qytetarë tjetër për arbresh.info tha se politika e jashtme duhet të jetë më e koordinuar.
“Unë po e shoq ë deputet nuk janë të kënaqur me të ka vërejtjeje, sepse politika e jashtme duhet me qenë e koordinume ajo është një pasqyrë një arenë ndërkombëtare. Pasqyra e jashtme është Ministria e Jashtme dhe duhet me kanë sa ma e fortë me gjitha partitë politike jo vetëm një subjekt politik dhe kur të dalin duhet me dalë me një qëndrim unik”, tha Sejdi Halimi.
Kujtojmë se shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në një deklaratë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se të martën me 12 prill, është caktuar debati për politikën e jashtme, shkruan arbresh.info.
“Debati për politikën e jashtme është caktuar të mbahet me 12 prill, në ora 13:00”, tha Kusari.
Kjo pikë ishte shtyrë pasi që nuk ishin të pranishëm kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla./arbresh.info/
Shikoni mendimet e qytetarëve:
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...