Google ADS

Dumoshi e quan ‘mëkatare’ Rozeta Hajdarin, e policinë ‘gënjeshtare’

11:43 | 11 Prill 2022
arbresh.info

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka akuzuar policinë e Kosovës se nuk e kanë treguar saktë gjininë e fëmijës në raportin e tyre për aksidentin ku ministrja e qeverisë Kurti, Rozeta Hajdari goditi me veturë një fëmijë.

Sipas Dumoshit fëmija i lënduar nuk është mashkull por femër dhe e lindur në vitin 2012.

“Cili është shkaku që edhe gjininë nuk e tregoni drejt”, pyet Dumoshi.

Postimi i Dumoshit:

“Policia…Viktima është vajzë e lindur në vitin 2012. Cili është shkaku që edhe gjininë nuk e tregoni drejt? I uroj shërim të shpejt. Rozeta Hajdari, gënjeshtra në raste të tilla është mëkat!”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme