Google ADS

Bebe Rexha si barbie, duket bukur teksa shijon rrezet e diellit

08:49 | 11 Prill 2022
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë shumë pak aktive këtë vit në rrjetet sociale dhe paraqitjet televizive.

Prezantimet e saj para publikut këtë vit kanë qenë shumë të rralla madje edhe prurjet muzikore apo projekte të reja nuk ka pasur fare nga ajo, shkruan arbresh.info

Bebe së fundmi postoi disa imazhe të reja në të cilat dukej teje atraktive.

E veshur në një bluzë të shkurtër ngjyrë rozë të cilën e përshtati me çantë dhe syze me të njëjtën ngjyrë.

Bebe veshi një palë xhinse dhe këpucë me ngjyrë të bardhë, ndërsa nuk munguan komentet e fansave të cilat ishin kryesisht pozitive.

Rexha është duke punuar në albumin e saj të tretë, pas suksesit të madh që shënoi me albumin e saj të dytë “Better Mistakes” vitin e kaluar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme