Greva e SASHK-ut fillon sot dhe do të zhvillohet në të gjitha institucionet në nivel kombëtar në veprimtaritë e mbrojtjes fëmijërore, kopshte, në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe në konviktet e nxënësve dhe studentëve dhe institucionet e arsimit të lartë të cilët përmes rrugës së solidaritetit do të përfshihen në grevë. Greva do të zhvillohet duke mos i kryer detyrat e punës në vendin e punës dhe do të zgjasë derisa nuk gjendet zgjidhje adekuate e pranueshme për të dyja palët.
Siç informoi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASH), Jakim Nedellkov, në Maqedoninë e Veriut në konferencën e djeshme për media, në mënyrë solidare do të përfshihen në grevë tashmë kanë nënshkruar kërkesë për t’iu bashkëngjitur grevës për çka janë njoftuar edhe punëdhënësit, nistori.
Përfaqësuesi juridik i SASHK, avokatja Verica Arsova sqaroi se do të ngrihen kallëzime penale për të gjithë ata që do ta pengojnë grevën.
Për punësimin eventual të punonjësve të përkohshëm të cilët do t’i zëvendësojnë ata që do të grevojnë, që është rregulluar me Ligjin e miratuar në vitin 2014, Nedellkov tha se Organizata Ndërkombëtare e Punës ka kërkuar nga Qeveria në vitin 2017, 2018 dhe 2022 ta heqin këtë vendim ligjor dhe ka shtuar se këto dispozita janë pengesë serioze për të drejtën e grevës.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...