Zelensky: Rusia po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për krimet e luftës

07:18 | 11 Prill 2022
S D

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për krimet e luftës.

“Kur njerëzve u mungon guximi për të pranuar gabimet e tyre, për të kërkuar falje, për t’u përshtatur me realitetin dhe për të mësuar, ata shndërrohen në përbindësh. Ukraina do ta ndalojë gjithë këtë”, tha Zelensky në fjalimin e tij mbrëmjen e së dielës, raporton BBC.

“Do të vijë dita kur ata do të duhet të pranojnë gjithçka. Prano të vërtetën”, shtoi ai.

Duke folur në fjalimin e tij të natës, Volodymyr Zelensky tha se “Java e ardhshme nuk do të jetë më pak e rëndësishme se ajo e mëparshmja. Do të jetë po aq e tensionuar dhe edhe më e përgjegjshme. Rusia do të jetë edhe më e frikësuar. Frika për të humbur. Frika se e vërteta do të duhet të pranohet”.

“Trupat ruse do të kalojnë në operacione edhe më të mëdha në lindje të shtetit tonë. Ata mund të përdorin edhe më shumë raketa kundër nesh, edhe më shumë bomba ajrore. Por ne po përgatitemi për veprimet e tyre. Ne do të përgjigjemi. Do të jemi edhe më aktivë në furnizimin me armë të Ukrainës. Do të jemi më aktivë në arenën ndërkombëtare. Do të jemi edhe më aktivë në fushën e informacionit”, shtoi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme