Google ADS

Mbretëresha Elizabeta II u ndje e ‘rraskapitur’ nga Covid

00:15 | 11 Prill 2022
Trina Galanxhi

Mbretëresha Elizabeta II, e cila së shpejti mbush 96 vjeç, ka folur për gjendjen e saj shëndetësore pasi u kontraktua me Covid-10 në muajin shkurt.

Ajo është shprehur se është ndjerë e rraskapitur si pasojë e koronavirusit, pavarësisht se Pallati Mbretëror, atëkohë tha se ajo ishte e vaksinuar dhe kishte “simptoma të lehta”, transmeton portal arbresh.info

Mbretëresha Elizabeth kujtoi përvojën e saj kur foli me stafin dhe pacientët e një spitali në Londër.

Duke folur me një ish-pacient me Covid që kishte nevojë për ventilim, mbretëresha tha për virusin: “Ai e lë një person shumë të lodhur dhe të rraskapitur, apo jo?”.

Njësia në Spitalin Mbretëror të Londrës u ndërtua në kohë rekord për të përballuar një fluks të të prekurve nga Covid.

Ekipi i ndërtimit përshëndeti “shpirtin e Dunkirkut” që i frymëzoi ata, duke iu referuar tërheqjes së Luftës së Dytë Botërore të forcave britanike dhe aleate nga Franca veriore, përballë një sulmi nazist.

Frika për shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth II është rritur që kur ajo qëndroi për një natë në spital në tetorin e vitit të kaluar.

Daljet e saj publike janë bërë më të rralla që atëherë, dhe ajo është ankuar për probleme në lëvizje, teksa i afrohet ditëlindja e 96-të më 21 prill./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme