Jurgen Klopp së bashku me Liverpoolin morën një pikë të madhe në udhëtim te Manchester City në derbin që përfundoi 2-2 në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.
Trajneri gjerman ka deklaruar pas ndeshjes se ishte një ndeshje me intensitet të egër, dhe si një meç boksi.
“Ishte si duel boksi. Ke duart poshtë për një sekondë dhe merr nokaut masiv”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.
“Çfarë ndeshje. E çmendur. Intensiteti i ndeshjes ishte i çmendur”.
“Ishte ndeshje e shkëlqyer dhe një rezultat me të cilin duhet të jetojmë dhe mund të jetojmë”, ka shtuar më tej gjermani.
Pas javës së 32-të, Manchester City vazhdon të jetë lider me 74 pikë, një më shumë se Liverpooli që është në të dytin.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë