“I biri im është autik, Ronaldo na shokoi dhe më bëri të qaj”, rrëfehet nëna e djaloshit që ia theu telefonin Ronaldo.
Përveç se ia theu telefonin, Cristiano Ronaldo duket se edhe e ka lënduar tifozin e ri të Evertonit.
Në një video të publikuar dje, sulmuesi portugez shihej duke ia thyer telefonin një tifozi të Evertonit.
Ky veprim i tij erdhi pas humbjes 1-0 të Manchester United nga Evertoni.
Ronaldo smashing someone’s phone at full time ?? EFC pic.twitter.com/nw0XIK2enR
— EvertonHub (@evertonhub) April 9, 2022
Nëna e tifozit Jake Harding, Sarah Kelly, për “Liverpool Echo” ka treguar se si ndodhi ky incident.
“Kur lojtarët e Man United filluan të largoheshin, ne ishim në Park End, kështu që ishim pikërisht pranë tunelit ku ata kaluan. Djali im ishte aty duke i filmuar të gjithë. Ai filmoi të gjithë lojtarët e United duke ecur. Dhe më pas ai uli telefonin e tij sepse Ronaldo e kishte hequr çorapin dhe i rridhte gjak nga këmba. Ai uli telefonin për të parë se çfarë ishte, ai as nuk foli. Ronaldo më pas kaloi pranë, me një temperament të tmerrshëm dhe ia theu telefonin nga dora djalit tim dhe vazhdoi të ecte”, tha ajo.
Sarah Kelly zbuloi dy fotografi, ku shihet një mavijosje në dorën e Jake si dhe telefoni me ekran të thyer. Ajo shtoi: “Ju mund të shihni nga mavijosja se ka pasur kontakt. Thjesht nuk mund ta besoj se po flas për këtë.”
Sarah tha se djali i saj 14-vjeçar është autik dhe tha se ai ishte në “shok të plotë” pas këtij rasti.
“Unë po qaja, u trondita, ai ishte në shok të plotë, ai është autik. Kështu që ai nuk e pranoi vërtetë atë që po ndodhte derisa u kthye në shtëpi. Ai është me të vërtetë i mërzitur për këtë. Kjo ishte ndeshja e parë e futbollit në të cilën ai ka qenë dhe kjo i ndodhi. Ne patëm një ditë absolutisht të shkëlqyer deri në ato sekondat e fundit kur ata dolën nga fusha. U shkatërrua plotësisht dita dhe na ka lënë një shije të keqe”.
Në fund, Sarah Kelly tha se Ronaldo është një idhull.
“Ai është një idhull. Ai nuk është nga Evertoni dhe ju pëlqen kush ju pëlqen, por Ronaldo është një lojtar i madh. Djali im ka menduar gjithmonë sikur ‘Ronaldo do të jetë atje’, ai është një ikonë. Unë do ta kuptoja nëse Jake do të vepronte ashtu në fytyrën e tij, por ai nuk ishte afër fytyrës së tij, ishte poshtë në dysheme duke shikuar lëndimin e tij. Ai është një djalë me autizëm dhe është sulmuar nga një futbollist, kështu e shoh unë si nënë”.
Ndryshe, përmes një postimi në “Instagram”, Ronaldo kërkoi falje ndaj tifozit dhe e ftoi atë për ta shikuar një ndeshje në “Old Trafford”.
“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”, shkroi 37-vjeçari.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...