Ka përfunduar pa fitues (2-2) derbi mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit që u zhvillua në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Kevin de Bruyne pranoi një asistim nga Bernardo Silva, për të shënuar për 1-0.
Por, Citizens nuk u gëzuan edhe shumë, pasi Diogo Jota (13′), me një asistim të Trent Alexander-Arnold, i barazoi shifrat në 1-1.
De Bruyne pati një mundësi tjetër të artë në minutën e 30-të, por kësaj here nuk arriti ta fuste topin në rrjetë.
Derisa po përfundonte pjesa e parë, Gabriel Jesus e riktheu epërsinë kampionit në fuqi, me një gol brilant në minutën e 37-të.
Pjesa e dytë filloi më furishëm për mysafirët, pasi në minutën e 46-të, shënuan për 2-2 me anë të Sadio Manes, që u asistua prej Mohamed Salahut.
Citizens u mendua se e rikthyen epërsinë me anë të Raheem Sterling (63′), por VAR-i sinjalizoi se ishte në pozicion jashtë loje.
Deri në fund, dy skuadrat tentuan që të merrnin edhe dy pikët e mbetura, por që zhvilluan një lojë të kujdesshme.
Pas javës së 32-të, Manchester City vazhdon të jetë lider me 74 pikë, një më shumë se Liverpooli që është në të dytin.
Në xhiron e 33-të, kampioni në fuqi do të ketë punë me Brightonin, ndërsa The Reds meManchester Unitedin.
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...