Hoxhë Shefqet Krasniqi, shpesh herë është bërë pjesë e mediave për shkak të deklaratave të tij.
E padyshim se së fundi reagime të shumta pati në drejtim të tij dhe të deklaratës së fundi ku tha se “Burri nuk e ka borxh me e pyet gruan e parë për të marrë gruan e dytë”.
Pavarësisht kritikave të shumta që mori pas kësaj deklaratave, ka edhe figura të shumta publike që e shohin me admirim atë.
Së fundi hoxha Krasniqi, mblodhi deputetë e artistë të shumtë në organizimin e tij ku bëri promovimin e një libri.
Deputetët e LVV-së, Eman Rrahmani e Gramos Agusholli, deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku dhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ishin të pranishëm në këtë organizatë. Ky i fundit mbajti edhe një fjalim para të pranishmëve.
E aty nuk mungoi as kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni./Lajmi.net/
Parashikimi i motit në Shqipëri, reshje shiu dhe borë
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Përurohet një shkollë dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Nag...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...