Shtetasi shqiptar, Nezdet Vokshi, ka rënë në prangat e policisë së Ekuadorit.
Ky është momenti kur me pranga në duar dhe maskë anti-Covid, shqiptari Nezdet Vokshi, i konsideruar nga autoritetet në Ekuador si shumë i rrezikshëm, shoqërohet për në ambientet e paraburgimit.
Ai është arrestuar pas një urdhri ndërkombëtar arresti për pjesëmarrje në organizatë që merrej me trafik droge në Holandë.
Mediat e huaja raportojnë se 55-vjeçari shqiptar u vu në pranga në periferi të Guajakilit, pranë një karburanti, teksa po udhëtonte me makinën e tij drejt banesës së tij.
Zyrtarisht në Ekuador ai ishte regjistruar si biznesmen, tregtar që merrej me eksportin e fruta-perimeve.
Vokshi është arrestuar edhe në vitin 2012 në Peru me kërkesë të autoritete e belge, por disa muaj më pas ai u arratis dhe fshihej në Ekuador.
Nezdet Vokshi, rezulton të ketë qenë pjesë e grupeve kriminale që operonin në Belgjikë dhe Holandë, i përfshirë në një rast të trafikut të 400 kilogramëve kokainë përmes portit belg, Antuerp. / Albeu/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua