Emisari i SHBA-së për Ballkanin Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëherit zëvendësndihmës sekretar për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, ka thënë se të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkimin Evropian dhe se do të ishte mirë të anëtarësohen brenda një kohe të arsyeshme.
“Të gjitha vendet që i janë bashkuar BE-së janë bërë më demokratike, më të qëndrueshme dhe më të begata.Kjo është pikërisht ajo që duam për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë. Shpresoj që të gjitha këto vende të kenë një rrugë të qartë drejt Evropës, një derë të hapur, dhe se të përfundohet procesi brenda një kohe të arsyeshme”, ka thënë Escobar në një intervistë për “N1”.
Ai sa i përket Serbisë, ka thënë se mendon se ajo është më e interesuar për marrëdhëniet e saj me Evropën sesa me Lindjen.
“Mendoj se është pyetje për popullin serb, por mund t’ju them se anëtarësimi në BE është qëllim strategjik i Serbisë. Në shumë mënyra ajo po bën përparim në këtë drejtim. Këtë vit ka hapur kapituj të rinj negociues dhe ka bërë progres. Duhet të them se Serbia është një vend evropian, historikisht, në aspektin kulturor dhe gjithmonë e më tepër ekonomikisht. Mendoj se populli serb e kupton këtë dhe do ta presë. Prandaj, vërtetë mendoj se Serbia është gjithmonë më e interesuar për marrëdhëniet e saj me Evropën sesa me Lindjen”, tha Escobar.
Ndërkohë sa i përket Bosnjë-Hercegovinës, Escobar, ka thënë se korrupsioni është problemi kryesor atje dhe se është shteti më i korruptuar në rajon e ndoshta edhe Evropë, bazuar në analizën e Transparency International.
“Nëse shikoni problemet që ka Bosnjë-Hercegovinë, problemi nuk është se njerëzit nuk duan të jetojnë me kroatët, boshnjakët apo serbët. Të rinjtë po largohen nga vendi sepse njerëzit nuk mund të punësohen pa pasur lidhje korruptive. Kjo e dëmton Bosnjën më shumë se çdo gjë, prandaj njerëzit largohen. Nëse shihni analizat e Transparency International, ato tregojnë se Bosnjë-Hercegovina është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor dhe thuajse më i korruptuari në Evropë. Pra është problem urgjent”, tha Escobar.
Ndërkohë për rreziqet që mund t’i shkaktojë Rusia në Ballkan Perëndimor, Escobar, ka thënë se Rusia po has në telashe të mëdha në Ukrainë dhe se ka hasur në një unitet të paparë të Evropës./EO/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...