Llapi është rikthyer te fitoret në kampionat pas pesë ndeshjeve.
Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina ka triumfuar në udhëtim te Ulpiana me rezultat të pastër 0-2, falë golave nga Dardan Jashari dhe Festim Alidema.
Pas ndeshjes trajneri Tahir Batatina ka theksuar se për këtë sfidë pushoi thuajse 11 futbollistë, pasi vëmendjen e kanë tek ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, ndaj Prishtinës.
“Jam i kënaqur që sot kanë debutuar pesë futbollistë nga akademia e Llapit. Është prej prioriteteve të mia t’iu jap hapësirë”, tha Batatina.
“E kam ditur që do të jetë ndeshje e vështirë. Kam pushuar thuajse 11-të lojtarë, sepse unë brenda një ekipi kam dy ekipe”.
“Kemi futbollistë solid, mund të bëjmë ndryshime brenda skuadrës. Ata që luajtën, treguan cilësi”.
“Mendoj që ndeshja më e rëndësishme është të mërkurën në ‘Zahir Pajaziti’. Atje kemi publikë të zjarrtë dhe për herë të parë do të jetë stadiumi i mbushur. Do të jetë spektakël në tribuna dhe në fushë”, deklaroi Batatina.
Me këtë fitore Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 44 pikë, derisa Ulpiana mbetet e parafundit në tabelë me 24 sosh.
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...