Mbulohet me borë rruga në afërsi të tunelit të Kalimashit

15:29 | 10 Prill 2022
A. B.

Ani pse jemi në stinën e pranverës temperatura të ulëta po mbizotërojnë në vendin tonë dhe jo vetëm.

Një pjesë e “Rrugës së Kombit”, e cila lidh Shqipërinë me Kosovën, është mbuluar nga bora.

Lexues të portalit arbresh.info kanë dërguar foto dhe video nga rruga në afërsi të tunelit të Kalimashit në Shqipëri ku shihet e mbuluar me borë por është e kalueshme.

Sa i përket temperaturave, ato do kanë pësuar rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet sot do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Nga java e ardhshme është paraparë të ketë ngritje të temperaturave, ku do të arrijnë deri në 20 gradë celsius. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme