Zgjedhjet presidenciale në Francë, deri në mesditë kanë votuar 25.5 për qind

14:19 | 10 Prill 2022
A. B.

Pavarësisht thirrjeve për dalje në zgjedhje presidenciale  deri në mesditë kanë dalë vetëm 25.5 për qind  që është tre për qind më pak sesa në vitin 2017, ka njoftuar ministria e Punëve të Brendshme e Francës.

Francezët zgjedhin presidentin e ri në mesin e 12 kandidatëve – kurse anketat tregojnë se gjasat më të mëdha për hyrje në raundin e dytë i kanë presidenti aktual Emmanuel Macron dhe liderja e të djathtës Marie Le Pen.

Besohet se Macron dhe Le Pen nuk do të fitojnë 50 për qind të votave në raundin e parë – kështu i dyti do të mbahet më 24 prill.

Për zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 48.7 milionë qytetarë, e qendrat e votimit nëpër tërë Francën do të qëndrojnë të hapura deri në ora 20:00. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme