Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Krushë të Vogël, pasi që i njëjti kishte kërcënuar djemtë e tij.
Me të pranuar informatën policia kishte dalë në vend ngjarje ku ka arritur të arrestojë të dyshuarin derisa i njëjti ishte nisur drejt vendit të punës ku punonin djemtë e tij.
“Me datë 9 prill 2022, Njësia e trafikut rajonal në Prizren, në një pik kontrolli ne Krushë të Vogël , kanë pranua një informatë nga një qytetar se babai i ka kërcënuar djemtë e tij dhe është duke shkuar ne vendin e punës ku ata janë duke punuar. Reagimi policor ka qen i menjëhershëm është arrit qe te ndalohet i dyshuari, dhe gjate kontrollit ne brezin e tije polica gjeti dhe sekuestroi ne cilësinë e provave materiale një pistoletë dhe dy karikator me nga 10 fishek cal. 9 mm”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me këtë rast i dyshuari N.K i lindur në vitin 1963 është shoqëruar në stacioni policor Prizren VERI , ku i njëjti është intervistuar.
Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi që rasti të dërgohet me procedurë të rregullt dhe të hetohet. /arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’