Mësimdhënësit në Maqedoni të Veriut nga hyjnë në grevë

12:25 | 10 Prill 2022
A. B.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Maqedoni të Veriut, Jakim Nedelkov njoftoi se nga nesër me miratimin e shumicës do të fillohet greva ashtu siç është paralajmëruar.

Nedelkov sqaroi se protesta do të zhvillohet në të gjithë territorin e RMV. Ai shtoi se deri më tani nuk kanë pasur përgjigje pozitive sa i përket kërkesave të tyre nga organet kompetente.

Ndërkohë, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftuan se të hënën kur është paralajmëruar greva nga udhëheqësia e Sindikatit për Arsim dhe Kulturë SASHK-u shkollat fillore dhe të mesme do të vazhdojnë të punojnë, gjegjësisht do të pranojnë nxënës dhe do të organizojnë procesin edukativo-arsimor.

Sipas MASH rregullativat juridike në këtë fushë i mbrojnë interesat e nxënësve në përputhje me ligjin për shkollat fillore dhe të mesme, punën edukativo-arsimore duhet ta realizojnë gjatë tërë vitit mësimor.

“Nuk guxon të ketë ndërprerje vetëm në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme sikurse ekzistimi i gjendjes së krizës, gjegjësisht pandemisë, zjarreve, vërshimeve, ose fatkeqësive tjera natyrore për të cilat vendos Qeveria ku e rregullon mënyrën e organizimit dhe realizimin e mësimit deri në fund të vitit shkollor”.

“Udhëheqësit e shkollës kanë detyrimet ligjore që ta organizojnë procesin edukativo-arsimor dhe të mundësojnë vazhdimin në kontinuitet dhe ndjekjen e mësimit në klasa, i cili ishte vendosur pasi që pas një vit e gjysmë edukim të nxënësve në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme gjatë pandemisë, ato përsëri u kthyen në bankat shkollore aty ku e kanë vendin”, thuhet në kumtesën e MASH.

Të ngjashme

Foto lajm