Google ADS

Një ditë pas Kongresit të PS, Rama: Të prishim gardhet partiake e të lëmë pas hendeqet politike

09:45 | 10 Prill 2022
A. B.

Një ditë pas Kongresit të PS, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të diele një fotoalbum, krahas të cili ka përcjellë një mesazh.

Në postimin e tij më “Facebook”, kryetari i PS-së, Rama fton qytetarët që të prishin “gardhet politike” dhe të qëndrojnë të bashkuar si shqiptarë.

“Dhe me këtë fotoalbum nga Kongresi ndryshe i Partisë Socialiste, duke ju ftuar të gjithëve të prishim gardhet partiake e t’i lëmë pas hendeqet politike të bashkuar jo të ndarë, si shqiptarë, si qytetarë e si njerëz të këtij vendi, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Kongresi i PS-së u zhvillua në një format të paaplikuar më parë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme