Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp po i bëjnë përgatitjet e fundit para përballjes së tyre të madhe që do të ndodh të dielën nga ora 17:30.
Ndeshja vjen në momentin më të mirë për të dy skuadrat, që kanë marr fitore në mesjavë në Ligën e Kampionëve dhe shohin emrat e tyre në gjysmëfinale të kësaj gare.
Aktualisht dy nga trajnerët më të mirë në botë, kanë qenë rival edhe në Bundesliga, kur njëri drejtonte Bayern Munich, tjetri Borussia Dortmundin.
Por vetëm pesë lojtarë në të gjithë botën e futbollit kanë arritur që ta kenë fatin të jenë nën urdhrat e dy trajnerëve.
Në mesin e këtyre pesë futbollistëve është edhe sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri.
Me Klopp (Borussia Dormtund, 2011-2015)
117 ndeshje
12 gola , 13 asistime
Me Guardiolën (Manchester City, 2016-tani)
244 ndeshje
46 gola , 33 asistime
ROBERT LEWANDOWSKI
Me Klopp (Borussia Dortmund, 2010-2014)
186 ndeshje
102 gola , 42 asistime
Me Guardiolën (Bayern Munich, 2014-2016)
100 lojëra
67 gola , 19 asistime
XHERDAN SHAQIRI
Me Guardiolën (Bayern Munich, 2013-janar 2015)
42 ndeshje
9 gola , 6 asistime
Me Klopp (Liverpool, 2018-2021)
63 ndeshje
8 gola , 9 asistime
MARIO GOTZE
Me Klopp (Borussia Dortmund, 2009-2013)
116 ndeshje
31 gola , 45 asistime
Me Guardiolën (Bayern Munich, 2013-2016)
114 ndeshje
36 gola , 24 asistime
THIAGO ALCANTARA
Me Guardiolën (Barcelona 2008-2012 dhe Bayern Munich 2013-2016)
144 ndeshje
17 gola , 25 asistime
Me Klopp (Liverpool, 2020-tani)
56 ndeshje
3 gola , 2 asistime. /Telegrafi/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën