Franca mund të befasojë në zgjedhjet presidenciale

01:18 | 10 Prill 2022
Trina Galanxhi

Franca sot mban zgjedhjet presidenciale.

Analistët druajnë se zgjedhjet e ditës së sotme, të shënuara në mes të krizës ndërkombëtare, mund të sjellin befasi, transmeton portal arbresh.info

Analistët besojnë se raundi i parë mund të jetë surprizë për pjesëmarrjen e ulët, për shkak të numrit të madh të votuesve të pavendosur, por edhe abstenues.

Shumë politologë kanë frikë se sot mund të thyhet rekordi i pjesmarrjes së ulët në zgjedhje, i cili u regjistrua në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2002, kur votuan 28.4 për qind e francezëve.

“Këto janë zgjedhjet e para me një numër kaq të madh votuesish të pavendosur, ose atyre që kanë ndryshuar mendje,” tha politologu Pascal Perrineau.

Sipas sondazheve, presidenti në largim, centristi Emmanuel Macron dhe kandidatja e ekstremit të djathtë Marin Le Pen pritet të hyjnë në raundin e dytë.

Befasi mund të jetë lideri i së majtës radikale, Jean-Luc Melenchon, i cili sipas sondazheve është i treti, pas Macron dhe Le Pen.

Befasi është është gjithashtu se këtë vit për herë të parë nuk do të ketë një natë zgjedhore në televizionin privat francez TF1, i cili tradicionalisht ka qenë i vetmi televizion deri më tani që monitoron rezultatet dhe sjell analistët në studio pas mbylljes së kutive të votimit.

Kësaj radhe nata zgjedhore do zgjasë deri në 21:30, pas së cilës do të shfaqet komedia e famshme franceze “Visitors”./AP/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme