Italia planifikon të rihapë ambasadën në Kiev

23:29 | 9 Prill 2022
Trina Galanxhi

Italia planifikon të rihapë ambasadën e saj në Kiev pas Pashkëve, shkruan Reuters, duke cituar ministrin e Jashtëm italian, Luigi di Maio.

Duke folur pas një takimi në ministrinë e jashtme për të diskutuar luftën në Ukrainë, Di Maio tha:

Ne ishim të fundit që u larguam nga Kievi dhe do të jemi ndër të parët që do të kthehemi.

Ai gjithashtu ka theksuar se Italia do të intesifikojë presionin diplomatik ndaj Vladimir Putinit, në mënyrë që të arrihet një armëpushim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme