Të paktën 13 emigrantë afrikanë vdiqën kur varkat e tyre u mbytën pranë Tunizisë, tha zyrtari gjyqësor Mourad Turki për Reuters.
10 emigrantë të tjerë u zhdukën në brigjet e Sfax dhe 19 u shpëtuan, shtoi zyrtari.
Midis trupave të gjetur ishin katër gra dhe katër fëmijë, tha Turki, transmeton portal arbresh.info
Në muajt e fundit është shënuar rritje e numrit të personave që kanë humbur jetën në brigjet e Tunizisë, me një rritje të frekuencës së tentativave për të kaluar përmes Tunizisë në Europë.
Qindra mijëra njerëz kanë bërë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut në vitet e fundit, shumë prej tyre duke ikur nga konflikti dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Mesme./arbresh.info/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...