Tuchel: Ka disa arsye pse paguam 113 milionë euro për Lukakun, ende besojmë në kualitet e tij

20:55 | 9 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Chelseat, Tomas Tuchel, i ka dalë në mbrojtje Romelu Lukakut që nuk po kalon formë të mirë.

Gjermani theksoi se ende besojnë te Lukaku dhe nuk kanë paguar kotë të gjitha ato para te Interi.

“Në e kërkuam Lukakun dhe e transferuam sepse besonim tek ai, ende besojmë te sulmuesi. Nuk është faji i Lukakut për dy ndeshjet e fundit, ai nuk ka qenë as titular në këto raste, patëm një rezultat aspak të kënaqshëm ndaj Real Madrid por nuk mund t’ia vendosim fajin vetëm një futbollisti”.

“Ne po punojmë ende që të përmirësohemi, edhe me Lukakun”.

“Ka një arsye pse shpenzuam 113 milionë euro për të dhe ai pati arsyet e tij për t’u rikthyer te Chelsea”.

“Rrugëtimi i Lukakut nuk ka përfunduar, për sulmuesin situata mund të ndryshojë në çdo moment dhe historia merr më pas një tjetër rrjedhë”, ka thënë Tuchel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme