Mallorca ka marr një fitore të madhe ndaj Atletico Madridit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 31-të në La Liga.
Dy skuadrat vinin në këtë takim me objektiva të ndryshëm, pasi vendasit po luajnë për mbijetesë, ndërsa Los Colchoneros për një vend në Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë nuk solli pothuajse asgjë me të dy skuadrat që dështuan të kishin raste të mira.
Brian Olivan i Mallorcas rrezikoi me të filluar pjesa e dytë, por pa sukses.
Në minutën e 67-të Mallorca fitoi penallti pasi u shikua edhe në VAR.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Vedat Muriqi për 1-0.
Deri në fund shifrat nuk ndryshuan dhe Mallorca mori një fitore të madhe.
Aktualisht ata gjenden në vendin e 17-të me 29 pikë, ndërsa Atletico Madridi mbetet I katërti me 57 pikë.
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...
Plagoset një person në Mitrovicë
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...