George Stinney Jr u bë personi më i ri në moshë i ekzekutuar ndonjëherë me karrige elektrike në Shtetet e Bashkuara kur ishte vetëm 14 vjeç, por 70 vjet më vonë, ai shfajësohet zyrtarisht për krimin e tij të dyshuar.
George, u dënua me vdekje në 1944, pasi u akuzua për vrasjen e dy vajzave: Betty June Binnicker, 11 vjeç dhe Mary Emma Thames, 7 vjeç.
Dy vajzat thuhet se janë parë për herë të fundit teksa po ngisnin biçikletat e tyre në Alcolu, Karolina e Jugut, kur u ndalën për të pyetur George dhe motrën e tij më të vogël, Aime, nëse e dinin se ku mund të gjenin ndonjë “maypops”, frutin e verdhë të luleve të pasionit.
Babai i George ishte në mesin e atyre që kërkuan për vajzat e zhdukura dhe të nesërmen trupat e tyre u gjetën në një kanal, me lëndime të shumta në kokë.
Kur policia mësoi se vajzat ishin parë duke biseduar me George, shkuan në shtëpinë e tij, e prangosën dhe e morën në pyetje pa prindërit e tij, pa një avokat ose ndonjë dëshmitar, sipas All That’s Interesting.
Policia pretendoi se George kishte pranuar vrasjen e dy vajzave dhe ai më vonë iu nënshtrua një gjyqi që zgjati vetëm dy orë. Një avokat i caktuar nga gjykata nuk thirri asnjë dëshmitar në tribunë dhe nuk paraqiti asnjë provë për të hedhur dyshime mbi çështjen e prokurorisë kundër George.
Nuk kishte asnjë provë fizike ndaj 14-vjeçarit, por shqyrtimi zgjati më pak se 10 minuta dhe juria e shpalli atë fajtor për vrasje.
Protestuesit i kërkuan guvernatorit Olin Johnston që të kishte mëshirë për të riun, por përpjekjet rezultuan të kota dhe ai u ekzekutua më 16 qershor 1944.
70 vite më vonë, pranohet pafajësia 14-vjeçarit. Avokatët e vëllezërve dhe motrave të tij, Aime Ruffner, Katherine Robinson dhe Charles, nisën një kërkesë që vendimi të anulohej dhe në vitin 2014 dënimi i tij për vrasje u hodh poshtë.
Vëllezërit e motrat e tij kanë pohuar se rrëfimi i George ishte i detyruar dhe se ai ishte me Aime duke parë lopën e familjes kur ndodhën vrasjet. Në lajmet e publikuara, theksohet se vajzat që humbën jetën ishin “të bardha” dhe George, një njeri me ngjyrë.
“Kur policia erdhi dhe e mori George nga shtëpia e tij, asnjë nga prindërit nuk ishte aty”, tha Aime për The Guardian.
Pas lirimit të dënimit për vrasje, gjyqtarja Carmen T. Mullen e përshkroi dënimin me vdekje si një “padrejtësi të madhe”.
Motra e George, Katherine, tha se shfajësimi ndihej “si një re që sapo u largua”.
“Kur morëm lajmin, ishim ulur me miqtë… Unë ngrita duart lart dhe thashë, ‘Faleminderit, Jezus!’ Dikush duhej të dëgjonte. Kjo është ajo që ne kemi kërkuar për gjithë këto vite”, tha ajo. /uniland/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë