Google ADS

E rëndë në Kavajë, gjendet një grua e mbytur. Dyshohet se është vetëhedhur në pus

17:47 | 9 Prill 2022
Artan Maliqi

Një 75-vjeçare e identifikuar si L.X., është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj.

Gruaja është gjetur nga familjarët në fshatin Lus i Vogël në Kavajë dhe nuk ka shenja dhune.

Policia bën me dije se nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /topchannel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme