Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar pas takimit që Marko Gjuriq ambasador i Serbisë në SHBA, pati në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Joe Biden, duke thënë së Kurti është ai që ia hapi rrugën Gjuriqit për në Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka shtuar se aleanca mes Kosovës dhe SHBA-ve nuk është cenuar asnjëherë deri në momentin që kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani erdhën në pushtet.
“ALBIN KURTI IA HAPI DYERT E AMERIKÊS SERBISË. Lufta e UÇK-së ishte serioze, e guximshme dhe determinuese në krijimin e aleancës me ShBA-në, NATO-n dhe shteteve tjera Perëndimore. Gjithashtu, ishte meritë e spektrit politik të kohës që u bashkua, pavarësisht ndasive, dhe zhvilloi një diplomaci të qartë pro amerikane e evropiane duke e çuar Kosovën drejt pavarësisë së saj. Kjo aleancë nuk ishte cenuar asnjëherë deri me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit”, ka thënë Berisha.
Tutje, ai ka shtuar se edhe pse ishte paralajmëruar më herët orientimi i gabuar i Kurtit, nuk është pritur që orientimi i tij do të hapte dyert e Amerikës për Serbinë.
“Pavarësisht se e kishim lajmëruar orientimin krejtësisht të gabuar dhe qasjen amatoreske të kësaj Qeverie, nuk do ta kishim besuar kurrë se ajo do të bënte që të hapeshin dyert e Amerikës për Serbinë dhe do ti mbylleshin Kosovës”, shtoi ai.
Reagimi i Berishës:
ALBIN KURTI IA HAPI DYERT E AMERIKÊS SERBISË
Lufta e UÇK-së ishte serioze, e guximshme dhe determinuese në krijimin e aleancës me ShBA-në, NATO-n dhe shtetëve tjera Perendimore. Gjithashtu, ishte meritë e spektrit politik të kohës që u bashkua, pavarësisht ndasive, dhe zhvilloi një diplomaci të qartë pro amerikane e evropiane duke e çuar Kosovën drejt pavarësisë së saj. Kjo aleancë nuk ishte cënuar asnjëherë deri me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
Albin Kurti arriti në më pak se një vit ti kthej mbrapa të gjitha arritjet e Kosovës në rrafshin diplomatik duke e izoluar Kosovën, jo vetem nga Amerika, por edhe nga Tirana. Në vitin e parë të kësaj Qeverie diplomacia e Kosovës ka shërbyer më shumë për të sulmuar Tiranën dhe UÇK-në sesa për të ndërtuar e mirëmbajtur marrëdhënie me miqtë tanë.
Pavarësisht se e kishim lajmëruar orientimin krejtësisht të gabuar dhe qasjen amatoreske të kësaj Qeverie, nuk do ta kishim besuar kurrë se ajo do të bënte që të hapeshin dyert e Amerikës për Serbinë dhe do ti mbylleshin Kosovës.
Tejet të shqetësuar me izolimin tonë dhe riorientimin pro amerikan të Serbisë, ne i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet dhe ti jap fund kësaj qasje amatoreske.Ndërkohë, i bëjmë thirrje Tiranës që, pavarësisht kontributit të çmueshëm që ka dhënë gjithmonë në krahun e diplomacisë së Prishtinës, të shtoj veprimtarinë e saj diplomatike në ndihmë tonë. Vizita e Marko Gjuriqit në Shtëpinë e Bardhë, është alarmi i fundit për ne për theqafjen e diplomacisë sonë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...