Google ADS

21 vjeçari serb kryen krim të rëndë: Vret nënën, babanë dhe në fund gjyshin

16:29 | 9 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Një 21-vjeçar ka kryer një vrasje të trefishtë mbrëmë në Çaçak të Serbisë, duke vrarë nënën, babanë dhe gjyshin e tij.

Tragjedia ka ndodhur në vendbanimin e Atenicës, ndërsa 21-vjeçar i dyshuar për vrasjen e nënës, babait dhe gjyshit të tij është arrestuar në vendbanimin Obrez, jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Fqinjët dhe qytetarët e Çaçakut janë të shokuar nga krimi në këtë rajon.

Sipas raportimeve tragjedia familjare ka ndodhur mbrëmë mes orës 21:00 dhe 22:00. 21-vjeçari Ilija, siç mësohet, fillimisht ka ulur roletat e xhamave, e më pas ka therur familjarët dhe pastaj është larguar nga shtëpia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme