Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga SPAK që të nisë hetimet ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha lidhur me shpalljen non grata të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, Rama tha se SPAK duhet të nisë hetim lidhur me vendimin e SHBA që e ka shpallur non grata Berishën.
Duke mos e përmendur me emër, Rama i kërkoi SPAK-ut që të hetojë dhe t’i japë një përgjigje deklaratës nga DASH nëse ka baza apo jo për akuzat e ngritura.
“Çudia e çudive është kjo që ndërkohë që SPAK-u vihet natyrshëm në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, kuptohet deklaratë e partive të tjera jo e jona, për këdo zyrtar të lartë sot akoma nuk është vënë në lëvizje të paktën unë nuk di të jetë në lëvizje se s’kam dëgjuar ta thotë. Nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vjet nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë, jo për një njeri, por për krejt Shqipërinë është ajo deklaratë sepse ai njeri ka drejtuar Shqipërinë. SPAK-u në këtë rast ka një detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht të hyjë në SHBA, sepse ajo deklaratë atje nuk mund të rrijë pezull, ose ka bazë ose nuk ka bazë, por këtë nuk mund ta thotë politika e brendshme, duhet ta thotë vetëm drejtësia.
Sepse ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë, për të gjithë ata që kuptojnë dy gramë nga marrëdhëniet ndërkombëtare dhe që kuptojnë një gram nga pesha e marrëdhënia mes Shqipërisë dhe SHBA, është gur në qafën e Shqipërisë. SPAK-u duhet t’ja heqë këtë gur nga qafa duke e ndarë, ka bazë s’ka bazë, që shqiptarët edhe ata krejt pa tru ta marrin mesazhin që ka bazë s’ka bazë. Por nga ana tjetër askush nuk duhet as të çuditet as të humbasë durimin. Kush ka kujtuar se reforma në drejtësi do ta ndryshonte realitetin e drejtësisë si me magji apo kush ka menduar se drejtësia e re do ta niste luftën e saj kundër padrejtësisë duke ja hapur dyert e burgut atyre që i madh dhe i vogël, shqiptar dhe i huaj, u di bëmat po u di dhe emrat, thjesht është ngutur në optimizëm”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...