Benzema përjetë te Reali, zbulohet plani i klubit
Real Madridi raportohet se po planifikon ta mbajë përgjithmonë Karim Benzeman.
Sipas “okdiario”, klubi nga kryeqyteti spanjoll tashmë ka bërë edhe planin, transmeton Gazeta Express.
Ideja e krerëve të klubit thuhet se është që kur sulmuesi francez vendos të pensionohet nga futbolli aktiv, ai të vazhdojë të jetë i lidhur me klubin.
Pas pensionimit, mendohet që Benzemas t’i ofrohet një pozitë e ambasadorit të klubit, këshilltarit ose trajnerit.
34-vjeçari mund të ndjekë rrugën e ish-bashkëlojtarëve, si Arbeloa, Raul, Xabi Alonso e Guti, të cilët pas pensionimit nga futbolli aktiv, filluan punën e trajnerit.
Ish-sulmuesi i Lyonit ka kontratë të vlefshme me Real Madridin deri më 30 qershor 2023. “Los Blancos” thuhet që do të bisedojnë me të gjatë verës për të diskutuar për të ardhmen. Nëse Benzema vendos për të vazhduar, atëherë atij pritet t’i ofrohet edhe një kontratë një vjeçare.
Kurse, nëse ai vendos të mos rinovojë kontratën, klubi spanjoll do t’i ofrojë mundësinë për të vazhduar punën në klub, por jashtë fushës së lojës.
Edhe presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, thuhet se dëshiron që kapiteni i skuadrës të vazhdojë të jetë i lidhur me klubin, ku ai tani vlerësohet si një legjendë.
Marrëdhëniet e Benzemas me Perezin dhe pjesën tjetër të klubit janë të shkëlqyera dhe nuk shihet si një problem për t’u arritur një marrëveshje mes palëve. /Gazeta Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...