Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko tha për Euronews se stafi në Çernobil ishte “i lodhur fizikisht dhe mentalisht”, pasi punon nën pushtimin rus për më shumë se një muaj.
“Është një presion i madh për të operuar stacionin nën okupim,” tha Galushchenko. Është “me të vërtetë shumë e vështirë sepse çdo ditë (stafi duhej) të fliste me ushtarët rusë”, transmeton portal arbresh.info
Zyrtari ukrainas shtoi se ushtarët rusë kishin gërmuar tokën në pyll, duke ndikuar kështu në nivelet e rrezatimit.
“Ata u prekën të gjithë nga rrezatimi, dhe kjo është vërtet e pabesueshme të mendosh se si mund të ndodhë,” tha Galushchenko.
Javën e kaluar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha të enjten se ata ende nuk mund të konfirmonin raportet se forcat ruse kishin marrë doza të larta rrezatimi ndërsa ndodheshin në Zonën e Përjashtimit të Çernobilit.
Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së kishte treguar më parë se ata po kërkonin informacione të mëtejshme mbi situatën.
Galushchenko tha se ishte i shqetësuar për termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia, duke deklaruar se prania e armëve të rënda pranë termocentraleve është shumë e rrezikshme.
“Prania e ushtarëve dhe duhet të them, edhe prania e armëve të rënda në stacion dhe pranë njësive bërthamore, është sigurisht e rrezikshme”, tha ai./arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...