Google ADS

Partia Socialiste mledh sot kongresin ku do të vendosen objektivat për garat e ardhshme elektorale

07:59 | 9 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Partia Socialiste mbledh sot organin e saj më të madh vendimmarrës, Kongresin ku do të vendosen objektivat për garat e ardhshme elektorale. Ky është i koceptuar si një kongres autokritikë përmes 5 paneleve që do të jenë të vendosura në Bulevard. Punimet nisin rreth orës 09:30 ku përgjatë Bulevradit, në dy sheshe, do të jenë 5 panele, ku ministra, deputetë dhe grupe interesi do të diskutojnë për energjinë, politikën e jashtme dhe çështje të tjera.

Siç janë të porositur nga Edi Rama, zyrtarë e PS duhet të mbajnë qëndrime kritike për çka është bërë. Kjo pjesë e planifikuar për ndërveprim më qytetarë, zgjatë 2 orë, për t’u zhvendosur më pas në këto ambiente, e për tu fokusuar tek punët e partisë. Ky Kongres rikthen Ditmir Bushatin, që i zbriti trenit socialist dhe u la jashtë listave për 25 prillin. Ish-ministri është përqendruar tek rinia, vizioni për zhvillimin e kapaciteteve në PS. Fjalimet përmbyllen nga kryeministri Edi Rama.

Në vijim do të prezantohet statuti i ri i PS-së dhe do të hapet diskutimi me delegatët dhe do të vendosen objektiva për garën e ardhshme elektorale, që është jo më larg se vitin e ardhëm kur do zgjidhen kryetarët e bashkive. Edi Rama përjashtoi mundësinë e ndryshimeve në kabinetin e tij, megjithatë edhe surpriza mund të ketë./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme