Sekretari i Qeverisë së Maqedonisë dhe zyrtari i lartë i LSDM-së, Muhamed Zekiri shkon në paraburgim.
Gjykatësi i i procedurës paraprake ka vendosur sonte që ta pranojë propozimin e Prokurorisë dhe t’i caktojë masën e paraburgimit tashmë ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri.
Gjykata Penale ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj Zekirit.
Zekiri dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare, duke angazhuar një kompani kroate për punë këshilluese, pa nevojë. Prokurorja e Prokurorisë Themelore Publike, Villma Ruskoska më herët brenda ditës tha se prokuroria ka ndjekur tre personat e dyshuar dhe është në dijeni ku gjinden paratë e përvetësuara. /Telegrafi/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...