Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinë, Selim Pacolli ka folur për muajt e parë të qeverisjes së kryetarit të kryeqytetit, Përparim Ramës.
Pacolli ka thënë se akoma është herët për t’u vlerësuar puna e Përparim Ramës.
“Akoma është herët për të vlerësuar punën apo angazhimin e Ramës në këtë mandat, ku dihet që sidomos në vitin 2022 ai duhet të implementojë projektet të cilat i ka trashëguar nga legjislatura e mëhershme nga e imja dhe e Ahmetit. Shpeshherë i shoh disa reagime apo sulme ndaj Ramës, mirëpo e them me plotë përgjegjësi që është koma herët për të vlerësuar angazhimi i Ramës”, tha ai.
Sipas tij, nuk mund të pritet ndonjë mrekulli nga Rama së paku këtë vit.
“Nuk mund të pritet ndonjë mrekulli së paku në këtë vit. Në këtë vit duhet të implementojnë projektet”, tha më tej Pacolli.
Ai thotë se Prishtina ka pasur një kaos urban dhe është trashëguar si e tillë dhe e njëjta është bartur deri më sot, sipas tij prapë do të jetë e tillë.
Pacolli potencon se është vështirë që të rregullohet Prishtina për një mandat.
“Prishtina nuk është qytet i panjohur së paku edhe për Ramën. Shpesh herë e kam thënë që asnjërit prej qyteteve të Kosovës mirëpo as Prishtinës nuk i duhen qeveri “bedelësh”. Dhe duhet të jenë njerëz që bashkëjetojnë edhe me telashet dhe më të mirat e këqijat e Prishtinës. Prishtina ka pasur një kaos urban është trashëguar si e tillë dhe është bartur deri më sot dhe besoj që prapë do të jetë e tillë. Vështirë është për tu rregulluar Prishtina për një mandat”, deklaroi Pacolli. /teve1/
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...