Google ADS

Mevlani dy takime brenda ditës, Filloreta i kërkon largimin nga programi

00:29 | 9 Prill 2022
arbresh.info

Mevlani ka qenë ndër personazhet më të komentuar nëpër puntatat e kësaj jave në “Përputhen”.

Derisa të enjten takoi Efin, të premten ai doli në një takim me Filloretën.

Sikur me të parin që kaloi me tension, edhe takimi i dytë nuk ishte aq i qetë.

“A je në gjendje me lanë programin”, pyet Filloreta, derisa shton se ende duhen sqaruar disa gjëra brenda programit.

Kjo kërkesë erdhi pasi Mevlani i kërkoi Filloretës mbylljen e rrjeteve sociale.

“Kur të duash ti”, ju përgjigj Mevlani pyetjes për ta lënë programin, dhe për ta vazhduar njohjen jashtë programit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme