Google ADS

BE miratoi një sërë sanksionesh të reja ndaj Rusisë

23:24 | 8 Prill 2022
S D

Bashkimi Evropian ka miratuar një grup të ri sanksionesh kundër Rusisë.

Gjithashtu e kanë pësuar edhe subjekte që kanë lidhje me Kremlinin.

Detajet u publikuan të premten ndërsa më poshtë është lista se çfarë përfshin.

Ngrihen asetet dhe ndalohen udhëtimet për 216 individë, përfshirë dy vajzat e Vladimir Putinit, Ekhaterina Tikhonova, 37 dhe Maria Vorontsova, 37 vjeç.

Të prekur janë edhe German Gref, kreu i Sberbank, banka më e madhe e Rusisë; prodhuesi i armëve dhe miliarderi Oleg Deripaska; dhe zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes Igor Konashenkov.

Sanksione ndaj 18 firmave të tjera, duke përfshirë pesë nga bankat më të mëdha të Rusisë.

Ndalimi i importeve të qymyrit, veprimi i parë që BE ka ndërmarrë deri tani kundër sektorit energjetik të Rusisë.

Ndalimi i importit të mallrave të tjera  duke përfshirë dru, vodka dhe produkte kimike, vlerësohet të jetë të paktën 10 për qind e të gjitha importeve nga Rusia.

Ndalimi i eksportit të mallrave duke përfshirë karburantin e avionit dhe pajisjet e transportit.

Një ndalim eksporti i teknologjive, duke përfshirë kompjuterët kuantikë, gjysmëpërçuesit e avancuar dhe elektronikën e nivelit të lartë.

Ndalimi i anijeve ruse që përdorin portet e BE-së.

Ndalohet hyrja e kamionëve rusë dhe bjellorus në territorin e BE-së, përveç nëse ato transportojnë produkte mjekësore, ushqime ose ndihmë humanitare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme