Google ADS

Ali Ahmeti: “Ballkani i Hapur” është nismë e mirë

22:15 | 8 Prill 2022
S D

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në intervistën e tij theksoi se “Ballkani i Hapur” është nismë e mirë.

“Nisma “Ballkani i Hapur” është një nga nismat me qëllim të mirë që nuk u imponua”, u shpreh Ahmeti për RTV21.

Ai shtoi se ata kanë vlerësuar se kjo nismë nuk është në dëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por kriza në Ukrainë e ngadalësoi këtë proces.

Ahmeti foli edhe për regjistrimin e fundit të popullsisë, duke thënë se regjistrimi ka qenë i politizuar.

“Regjistrimi është politizuar tepër, është etnizuar tepër. E kontestojnë të gjithë etnitë, por regjistrimi është organizuar nga institucionet shtetërore, regjistrimi është monitoruar dhe ndihmuar nga Eurostati, nga specialistë të statistikave të OKB-së, nga institucione relevante të statistikave që kanë qenë të konsulltuara për këtë proces”, u shpeh ndër tjerash Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme