Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, së bashku me përfaqësuesit e kompanive kosovare, të cilët eksportojnë prodhimet e tyre bujqësore në Gjermani, kanë vizituar kompaninë e frutave, perimeve dhe luleve “Langard” në Dyseldorf të këtij shteti, transmeton arbresh.info.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Peci është interesuar për mundësitë e krijimit të bashkëpunimit dhe investimit potencial në vendin tonë, në mënyrë që të krijohen tregje të reja për prodhuesit vendorë.
Me këtë rast, Ministri është takuar me përfaqësuesit e kompanisë “Langard”, të cilët i ka njoftuar më hollësisht për potencialin që ofron Kosova për investime në sektorin e bujqësisë. Përfaqësuesit e kompanisë kanë treguar interesim për mundësitë e potencialit që ofron Kosova për investim.
Po ashtu nga kjo kompani kanë shprehur gatishmërinë që të ndajnë me prodhuesit kosovarë ekspertizën dhe përvojën e tyre me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë.
Ndryshe, “Langard” nën ombrellën e vet ka rreth 3000 punëtorë, 3000 fermerë të kontraktuar, si dhe 80.000 operatorë në Gjermani dhe në botë./arbresh.info/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...