Në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delfit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, pati një takim me Kryeshefin Ekzekutiv të Copelouzos Group, Christos Copelouzos.
Në takim, Kryeministri Kurti foli për mundësitë që Kosova ofron për investime, me fokus të burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Ai përmendi si shembuj parkun e erës “Selac Windpark” me kapacitet prej 105 MW dhe projektin 64 milionësh “Solar4Kosovo” me kapacitet 70 MW, dhe tha se investimet në burimet e ripërtëritshme, sikurse në ato erës dhe solare janë mundësi shumë të mira në Kosovë.
Duke i ftuar që të hulumtojnë mundësitë e investimeve në Kosovë, Kryeministri Kurti tha se Agjenda e Gjelbër është një nga prioritetet e Qeverisë./arbresh.info/
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...