Grupi parlamentar i AAK-së ka reaguar pas protestës së sotme të sindikalistëve.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, AAK thotë se protesta e sindikalistëve ishte mesazh ndaj Qeverisë që ta kalojë Ligjin e Pagave sa më parë.
“Protesta e mësimdhënësve ishte mesazh i qartë për Qeverinë se Ligji i Pagave duhet të kalojë sa më parë. Në një situatë ku kemi ngritje enorme të çmimeve në vend dhe përkeqësim të gjendjes sociale, shumë familje me vështirësi ia dalin ta mbushin shporten elementare të konsumit. Përcaktimi i Pagës Minimale dhe miratimi i Ligjit për Paga janë çështje që duhen trajtuar me urgjencë nga kjo qeveri”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se do të mbështesë protestat nëse Kurti nuk i përfshinë edhe veteranët në rritjen e pagës minimale.
Ndryshe, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) sot mbajti një protestë, ndërsa kanë paraqitur gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës, ndër të cilat ishin Ligji i Pagave, Ligji i Sigurimeve Shëndetësore./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?