Çmimi i naftës në Shqipëri ulet në 219 lekë, 1.79 euro për litër

16:10 | 8 Prill 2022
S D

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve në Shqipëri ka vendosur sot uljen e çmimit të naftës.

Bordi i Transparencës në mbledhjen e së premtes ka vendosur që çmimi tavan i shitjes së naftës të jetë 219 lekë [1.79 euro] për litër, në krahasim me 228 lekë [1.86 euro] për litër një ditë më parë, ka njoftuar Ministria e Financave.

Çmimi i benzinës gjithashtu ka pësuar një rënie të lehtë në 205 lekë [1.68 euro] për litër, në krahasim me 208 lekë [1.7 euro] për litër.

Ndërkohë, i pandryshuara mbetet çmimi i gazi të lëngshëm në 115 lekë [0.94 euro] për litër.

Vendimi hyn në fuqi nga sot dhe sipas bordit vjen nga reflektimi në ndryshimin e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme