Google ADS

Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave i ofrohen SMS falas

15:46 | 8 Prill 2022
arbresh.info

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Telekomi i Kosovës dhe IPKO nëpërmes Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar sot, janë pajtuar që Telekomi i Kosovës dhe IPKO t’i ofrojnë AME-së shërbimet SMS për qytetarët, për të paralajmëruar apo alarmuar në raste të emergjencave, fatkeqësive apo krizave.

Me këtë rast, Telekomi i Kosovës dhe IPKO, në emër të bashkëpunimit, do të ofrojnë listën me numra nga databaza e të dhënave të klientëve për AME-në, pa pagesë dhe asnjë lloj kompensimi, e cila do të përditësohet në baza mujore, në një mënyrë të përshtatshme për të cilën pajtohen palët./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme