Manchester City me mungesë të madhe përpara derbit me Liverpoolin

15:16 | 8 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Mbrojtësi portugez, Ruben Dias mbetet i lënduar dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Manchester Cityt kundër Liverpoolit të dielën.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Pep Guardiola, gjatë konferencës së fundit për shtyp para ndeshjes.

Kjo do të jetë mungesë e madhe për “Citizens”, pasi Dias është shtylla kryesore e mbrojtjes së City-t, dhe prezenca e tij do të ishte më se e nevojshme në një ndeshje si kjo – e cila mund të vendos për titullin kampion në Premier League.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën më fillim nga ora 18:30 në “Etihad Stadium”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme