Google ADS

Kanabisi mjekësor, Artan Hoxha: Do e mbjellin oligarkët, jo fshatarët

12:27 | 8 Prill 2022
arbresh.info

Pas përfundimit të Këshillimit Kombëtar dhe zbardhjes së rezultateve për 12 pyetjet, një ndër çështjet ishte edhe kultivimi i kanabisit për mjekësi, të cilës qytetarët shqiptarë i ishin përgjigjur me një përqindje më të madhe pozitivisht.

Rama pas këtyre rezultateve konfirmoi legalizimin e tij.

Në lidhje më këtë çështje, ditën e sotme në ABC ka folur edhe gazetari i njohur, Artan Hoxha, i cili thotë kanabisin do të mbjellin oligarkët nëpër seta në Myzeqe, jo fshatarët.

Sipas tij ky lloj kanabisi do të dështojë si në Maqedoni.

Pjesë nga fjala e Hoxhës:

“Rama flet për një gjë por gënjen. Kanabisin nuk do e mbjellin fshatarët, por biznesmenët e mëdhenj. Nuk do e mbjellin në zona kondrinore, por me ferma e sera në Myzeqe. Nuk do mbjellin fshatarët, është për oligarkët. Ka kushte shumë vaji i kanabisit. Ky lloj kanabisi do të dështojë si në Maqedoni.”/albeu/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme