Google ADS

Shtetasja e Shqipërisë rrahë një burrë në Shtime, në “vakt” të iftarit

10:20 | 8 Prill 2022
arbresh.info

Një shtetase e Shqipërisë ka rrahur një burrë në Shtime, bën të ditur Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur, të enjten, në orën 19:20, koha kur bëjnë iftar myslimanët që po shënojnë muajin e Ramazanit.

Raporti:

Shtime , Ferizaj, 07.04.2022-19:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër Shtetase e Shqipërisë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme