UEFA ka mirtuar dje disa rregulla të reja që do zëvendësojnë Fiar Play Financiar.
Ndryshimet u priten mirë nga klubet më të mëdha evropiane, por që disa prej tyre mund të kenë efekt të menjëhershëm negativ për klubet tona kosovare.
UEFA e ka cilësuar si thelbësor faktin që klubet, për të marrë licencën që të luajnë kompeticionet e saj, duhet të mos kenë borxhe ndaj palëve të treta.
“Do të ketë kontrolle çdo katër muaj dhe do të ketë më pak tolerancë ndaj atyre që paguajnë më vonë”, shkruante UEFA në shpjegimin për rregullat e reja, në pjesën që theksonte se klubet nuk duhej të kishin detyrime të prapambetura ndaj klubeve të tjera, ish-punonjësve të tyre, apo autoriteteve shtetërore.
Kjo nënkupton që të gjitha klubet që duan të zhvillojnë aktivitetin e tyre, nuk duhet të kenë procese të papërfunduara dhe borxhe të pa papaguara, e që në Kosovë ka pasur klube dhe ka ende që po përballen me këto probleme.
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...