Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave e Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se rruga “Muharrem Fejza” do të mbyllet për qarkullim të premten dhe të shtunën.
Sipas drejtorisë, arsyeja e mbylljes është se do të asfaltohet shtresa e parë nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica”.
“Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave është duke realizuar punimet në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në lagjen e Spitalit. Ju njoftojmë se, për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës ‘Muharrem Fejza’ me rrugën ‘Ukshin Kovaçica’ në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet për qarkullim ditën e premte dhe të shtune, përkatësisht me datë 08.04.2022 dhe 09.04.2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...